Toni Gogu dhe Nancy VanHorn

Politikë

Nancy VanHorn takohet me ministrin Gogu: Identifikuam fushat që përputhen me interesat e Amerikës

30 Shtator, 15:32| Përditesimi: 30 Shtator, 16:19

  • Share

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancu VanHorn zhvilloi një takim me ministri e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan se takimi u zhvillua për të kuptuar agjendën ligjvënëse të Toni Gogut si dhe për të përcaktuar fushat ku përputhet interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, Nancy VanHorn dhe Toni Gogu diskutuan edhe për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe investimet.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Ministrin e ri për Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu për të kuptuar agjendën e tij ligjvënëse dhe për të identifikuar fusha që përputhen me interesat e Shteteve të Bashkuara. Ata diskutuan shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe mekanizmat e shqyrtimit të investimeve, të cilat SHBA i konsideron thelbësore në paraqitjen e një fronti të përbashkët kundër kundërshtarëve tanë dhe për të mbajtur vendet tona të sigurta”, shkruan ambasada amerikane në Facebook.

E Ngarkuara me Punë e SHBA në vendin tonë, përgjatë këtyre ditëve ka zhvilluar disa takime me ministrat e rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama 4’.

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 30/09/2025 16:36

    Keta duan te na bejne patjeter kundershtare me ata qe jane konkurrentet e amerikes kur ne si vend nuk kemi asnje lloj problemi dhe do na futin ne borxhe qe te paguajme mbrojtjen nga nato dhe ky tregon fundin e pavaresise dhe fillimi i epokes se kolonizimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?