Nancy VanHorn dhe Altin Dumani

Politikë

Nancy VanHorn takon Altin Dumanin: SHBA vlerëson guximin dhe rolin e SPAK në çmontimin e rrjeteve kriminale

10 Korrik, 14:31| Përditesimi: 10 Korrik, 15:50

  • Share

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm. 

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së njoftoi se VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të drogës dhe emigracionit të paligjshëm”.

VanHorn gjithashtu falënderoi Dumani për guximin dhe angazhimin e SPAK në shkatërrimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë. 

"Sot, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani, dhe disa nga prokurorët e përkushtuar që përbëjnë strukturën e këtij institucioni. Zonja VanHorn vlerësoi bashkëpunimin e SPAK në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër krimit ndërkombëtar, trafikut të narkotikëve dhe emigracionit të paligjshëm, si dhe falënderoi z. Dumani për guximin dhe përkushtimin e SPAK në çmontimin e rrjeteve kriminale që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë", shkruan VanHorn. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhoan: 10/07/2025 16:46

    Nuk po e kuptojmë për çfa po e inkurajon se përveç se kanë marë rrogat milionëshe asgjë nuk po bëjnë,Sali non grata po bën qejf,Malltezi doli,Kryemadhi me pushime në Dubai vetëm ai që punon Erjoni mbahet kot në burg se dhe SALIANUSI doli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?