E Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.
Lajmi u bë i ditur nga vetë ambasada amerikane në Tiranë përmes rrjeteve sociale, ku theksohej se në fokus të takimit ishte procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”,- thotë ambasada amerikane.
Kujtojmë se Këshilli i Lartë i Prokurorisë çeli më 17 shtator garën për kreun e ri të SPAK-ut.
Kandidatët që synojnë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme do të kenë kohë deri më 8 tetor për shpalljen e kandidaturave.
Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi rresht.
Altin Dumanit i përfundon mandati si drejtues i SPAK më 18 dhjetor 2025.
Komente

Me çfar kuptohet ambasada amerikane po nderhyn prap ne drejtesi , mos e lejoni se è pame punen e amerikes me dumanin .Kriminelet e pd po i le perjashta dhe te PS qe ndryshuan vendin po I fut brenda .
Përgjigju