Pas kthimit të Ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, nga SHBA ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi ditën e sotme një takim me ministren.
Në një njoftim tëAmbasadës Amerikane thuhet se aleatët e SHBA-së janë të përkushtuar në përballimin e sfidave të reja që ka sjellë koha.
'Aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë përfshirë shpenzimet e qëndrueshme në fushën e mbrojtjes për sigurinë afatgjatë, bashkëpunim të ngushtë për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare dhe kushte të drejta ekonomike që u mundësojnë bizneseve të lulëzojnë.
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi një bisedë me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në rolin e saj të ri, pas javës së nivelit të lartë të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së', thuhet në njoftim..
Komente
