E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali

Politikë

Nancy VanHorn takohet me Spiropalin: Aleatët e NATO-s, të përkushtuar për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe luftën ndaj organizatave kriminale

29 Shtator, 16:31| Përditesimi: 29 Shtator, 16:41

  • Share

Pas kthimit të Ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, nga SHBA ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi ditën e sotme një takim me ministren.

Në një njoftim tëAmbasadës Amerikane thuhet se aleatët e SHBA-së janë të përkushtuar në përballimin e sfidave të reja që ka sjellë koha.

'Aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë përfshirë shpenzimet e qëndrueshme në fushën e mbrojtjes për sigurinë afatgjatë, bashkëpunim të ngushtë për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare dhe kushte të drejta ekonomike që u mundësojnë bizneseve të lulëzojnë.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi një bisedë me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në rolin e saj të ri, pas javës së nivelit të lartë të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së', thuhet në njoftim..

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?