Rrëfimi i Nanos: Berisha politikan që do konfliktin! Pa të Shqipëria do të ishte zhvilluar më shumë! Ishte kafshë politike, pas 21 janarit mbeti vetëm 'kafshë'

4 Shkurt 2021, 21:53| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 11:27

  • Share

TIRANË- Ish- kryeministri Fatos Nano ka folur për marrëdhënien e tij më Sali Berishën.  Ai është shprehur i bindur se nëse Sali Berisha nuk do të ishte në opozitë, Shqipëria do të kishte ecur më përpara, pasi e ka cilësuar atë si një politikan konfliktual që e ka të vështirë që të pranojë mendimin ndryshe.

Nano ndalet në 2 episode të rëndësishme, ku gishtin e drejton nga Berisha, që është burgosja e tij dhe 21 janarit. Për këto 2 ngjarje, Nano thotë se Berisha është marrë personalisht me to, madje ai shkon më tej duke thënë se nga "kafshë politike", pas 21 janarit, Berisha mbeti vetëm një "kafshë".  

"Do përpiqem të jem i drejtë dhe i sinqertë. Sali Berisha hyri në politikë si intelektual humanist, mjek kardiolog. Në momentin që mori drejtimin e PD, u bë politikan. E them këtë gjë, sepse intelektuali dhe politikani me kalimin e kohës i lënë vendin njëri – tjetrit. Janë të rralla rastet ku politikani mbetet intelektual sa duhet. Më pas ai ka mbikëqyrur, që nga ideja e parë që hodhi vetë deri në realizim,  atëherë kur ra shtetit në ‘97 burgosjen dhe mbajtjen time në burg, është marr “in persona” me këtë gjë. Berisha mund të thotë shumë gjëra, përfshirë edhe 21 janarin, por unë kam të dhëna të kohës, me të dhëna nga njerëz dëshmitarë në zyrën e tij, kur ai është marr “in persona” me mbajtjen time në burg. Dhe me burgosjen e liderit të opozitës, ai u kthye në kafshë politike.  Politikanët janë kafshë politike dhe kur marrin vendime të tilla nuk mund të mos u thuash kafshë politike.  Në 21 janar, ai mbikëqyri, drejtoi dhe u përpoq të mbulonte vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm përballë një proteste masive, popullore. Janë të njohura nga shumë njerëz faktet për këtë gjë dhe veçanërisht sjellja e Berishës përballë fakteve. Dhe unë jam i detyruar të them që në 21 janar 2011, Sali Berisha pushoi së qeni politikan dhe mbeti…Pjesa tjetër…. që po e dëshmon tani me qytetarin digjital. Nëse nuk do ishte Berisha në krye të opozitës, Shqipëria do kishte ecur më shpejt", tha Nano në emisionin 'Opinion'.

Për Nanon, me Berishën ishte e pamundur një komunikim paqësor për të mirën e vendit.

"Në periudhën e parë ai pati, krijoi dhe ushtroi autoritetin e marrjes së vendimeve të mëdha, si në drejtim të krijimit të institucioneve të reja demokratike, ashtu edhe në ekonomi. Ai ka qenë i përfshirë personalisht në vendimet e mëdha, që do të thotë; i gatuante vendimet e mëdha sipas mendimit të tij. Më kujtohet në një intervistë në BBC, ku duke folur për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e shoqëron me gjest. E trajtoi si lodër të vogël, ky vendim në kuptimin e tij, do të kalonte në mendimin e tij dhe lënien mënjanë të atyre që e kundërshtonin. Ndërkohë ai erdhi duke e thelluar sjelljen dhe kuptimin apo veprimet e njeriut të konflikti. Dhe njeriu që ka ngulur konfliktin që edhe sot e kësaj dite nuk po largohet dot në politikën shqiptare është Sali Berisha. Dhe di vetëm mënyra konfliktuale për të realizuar ambiciet e veta. Është e pamundur të kesh një proces paqësor të shtrirë në kohë për të arritur synime të mëdha me kostot më të ulëta me Sali Berishën", tha Nano.  

Në vijim të kësaj deklarate, ai këmbëngul që nëse Berisha nuk do ishte në opozitë, kostot për Shqipërinë do kishin qenë më të pakta dhe një tranzicion më i butë.

"Berisha ka qenë dhe është rritur si politikan i konfliktit, nëse nuk do të ishte Berisha në krye të opozitës,  kjo është bindja imë e patundur e mbështetur në 30 vite politikë, Shqipëria do kishte ecur shumë më shpejt, me shumë më pak kosto dhe me tranzicione normale më të shpeshta", përfundoi ai.

Ora 22:57
Fatos Nano: Sali Berisha më ka vrarë nënën

Ish- kryeministri Fatos Nano ka rrëfyer një nga momentet e tij më të vështirja në jetë, vdekja e nënës së tij dhe për të bën fajtor Sali Berishën.

"Sali Berisha më ka vjedhur 4 vitet më të mira të pjekurisë sime. Sali Berisha më ka vrarë nënën. Ditën që u nisa në Prokurori i thashë nënës që do të vonohem pak dhe më tha që do të pres. Dhe nuk arriti të më pres, u dorëzua në '95 kur pati disa amnisti që pritej të lirohesha unë, procese që i bllokoi Saliu. Leja për të marrë pjesë në varrim m'u dha vetëm ditën e varrimit. Një natë më parë kisha djalin, Sokolin në Bënçë, mendoja se nuk do shkoja dhe vendosa që të regjistroj një mesazh me zë  që i thashë  do ta vendosësh në varrim, mesazhi im ka qenë ‘Sali Berisha pse më vrave nënën’", tha Nano.

Ora 22:34
'Nga grykësia te ligësia'/ Nano: Në ka politikan që unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve është Ilir Meta

1612474399_80005f8197d8478c2.jpg

Fatos Nano e ka cilësuar Ilir Metën si përfituesin më të madh të mbështetjes së tij. Ai e ka cilësuar Metën si një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes së tij duke treguar se nuk ka asnjë komunikim me të, edhe pse presidenti ka treguar të kundërtën.

"Nuk kam asnjë raport sot, as fizik as..Fare dhe nuk më mungon. Pse nuk më mungon, sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime. Unë po flas nga ata që kam mbështetur, nuk thashë që është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga Freshi, nga qeveria e parë, nga komiteti i partisë së Tiranës, i dhashë degën e Tiranës të drejtojë, kur të gjithë thonin është rivali i ri i Nanos, deri tek qeveria e fundit. Ilir Meta u bë Kryeministër në 99, pas një marrëveshjeje me mua pas kongresit dhe mbeti si i tillë deri ditën që dha dorëheqjen, kur mendoi se bashkë me krizën energjitike do hante edhe kokën e Fatos Nanos. Sapo ishim marr vesh që të vazhdonte drejtimin e qeverisë, papritur më thotë: E deshe, merre mbaje me gjithë krizën e energjisë dhe iku. Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë. Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes. Më lerë ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm. Të shtatë mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…E them se e shoh përditë, u jep prova të gjithëve përditë", tha Nano.

Ora 22:28
Nano: Nuk jam penduar që ftova Ramën në politikë

1612473413_yuu.jpg

Fatos Nano tha se nuk është penduar për futjen e Edi Ramës në politikë.

" Nuk jam penduar sepse në tërësinë e vet Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë. Pra, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën e Ministrit të Kulturës, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën si kryetar bashkie, do ta gjykojmë edhe si kryetar opozite gjithashtu dhe si Kryeministër në dy mandate", tha Nano.

Duke u ndalur te mendimi që ka për Ramën si kryeminisër, Nano flet me nota pozitive.

"Edi Rama është maturuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e Kryeministrit, sepse detyra e Kryeministrit është e tillë, që kur e bën me seriozitet të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendimarrjes në dobi të shumicës së njerëzve", tha Nano.

Ora 21:47
'Ulën të mbathurat në sy të vajzave'/ Fatos Nano tregon se si u përjashtua nga shkolla për arsyen më banale

Ish- kryeministri Fatos Nano ka rrëfyer një moment që është shënjuar në mendjen e tij, në kohën kur ishte student në gjimnaz.  Bëhet fjalë për momentin e përjashtimit nga shkolla dhe se si u detyrua që të punonte në Uzinë.

Nano: Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ajo copë oborr aty, ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër. Ne merrnim vrull në cep të murit, kërcenim në gropë dhe bënim xhiron mbrapsh. Në një nga këto xhiro, në cepin e murit, unë dhe shoku im që ishte familje e persekutuar, daja e tij ishte një nga eksponentët e një nga firmat më të mëdha farmaceutike të kohës. Vemi bëjmë ujët, siç bënin djemtë. Profesori pezullon orën, na merr siç ishim me veshje sportive dhe na çon direkt në zyrën e nëndrejtoreshës. Dhe i thotë: Këta, hoqën të mbathurat, nxorën ato që s’duhen nxjerrë dhe filluan ta tundin para gocave të shkollës. Gjë që nuk ishte e ëvrtetë. Njeriu atë gjë e bën fshehurazi. Unë kam pasur një lloj dinjiteti edhe në gjimnaz. Nuk i nënshtrohesha urdhrave pa kuptim, mund të ketë qenë me këtë idenë: t’ia ulim kokën tij.

Ndërkohë në atë periudhë ishin kapur duke përgjuar banjat e vajzave katër çuna të tjerë nga klasa të tjera. Kishin shpuar brima në tavan dhe u kapën, u përjashtuan. U bashkuan të dy grupet dhe ne u shitëm në opinion sikur kishim bërë këtë gjë të pamoralshme. Dhe na çojnë nga shkurti deri në qershor në uzinën “Partizani”. Mua më futën në repartin mekanik, ku kujdestar ishte sekretari i partisë së reaprtit, i cili më priti me këmbët e para , dhe fillova të mësoj rondelet…

Gazetari: Punoje realisht, 8 orë në ditë?

Nano: Po po, dhe na dhanë të drejtën të jepnim provimet për gjithë semestrin e dytë. Kishte një dajë ky shoku im, që ishte mësues matematike dhe fizike. Bëmë disa mësime më të dhe unë i mora të gjitha provimet 10. Kur u ktheva, mësueset u thonin të tjerëve: Ja duhet të shkoni të gjithë atje, shiko si kanë ardhur këta? Kjo e gjitha krijonte pakënaqsi.

Ora 21:22
'Ika, ra shteti'/ Fatos Nano tregon 2 vendimet më të vështira si kryeministër: Si më braktisi Neritan Ceka kur ishte ministër i Brendshëm

1612469949_a0d3949443db809e7d8f3a78ed2dda2dL.jpg

Ish-kryeministri Fatos Nano ka rrëfyer 2 nga vendimet e tij më të rëndësishme gjatë kohës që ka qenë ne krye të qeverisë. Ai shprehet se të qenit në këtë post, marrja e vendimeve kurrsesi nuk është aspak e lehtë dhe shpesh "ndihesh i vetmuar". Në kuadër të kësaj deklarate, ai ka treguar se si është "braktisur" në një nga momentet e tij më të vështira nga një nga bashkëpunëtorët e tij, Neritan Ceka kur ishte ministër i Brendshëm.

"Dhe mua më duhej të zhvendosesha nga kontrolli i një përpjekjeje për të shpërthyer burgun e Tiranës siç ndodhi në Mars ‘98 tek situata në brigadën ushtarake të Shkodrës ku kishin sulmuar për të vjedhur armët. Do thuash kur ngele vetëm? Në momentin që unë dhe Ndre Legisi që ishte sekretar i shtetit, po komunikonim pa ndërprerë telefonikisht për masat që duhej të merrnim, ishte e nevojshme të prisnim sepse FNSH ishin në Shkodër dhe u duhej 2 orë të vinin nga Shkodra në Tiranë dhe mbi të gjitha ishin specialistë që njihnin planimetrinë e burgut dhe dinin të vepronin në këto lloj situatash.

Në orën 9 në mbrëmje, në një nga telefonat me Ndrekën, Ndreka më thotë: Neritani iku, ministri, Më dorëzoi telefonin dhe çelësat dhe më tha: Ika se ra shteti. Dhe iku vërtet. Dhe unë vazhdova me Ndrekën derisa me ndihmën e radio “Kohës”, bëmë një fushatë diversioni pozitive në mes të të rebeluarve dhe e ndamë shapin nga sheqeri, derisa u kthen FNSH nga Shkodra. Dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit më merr Neritani, ministri dhe më thotë: E zgjidhëm ne situatën.  Në raste të tilla ngelesh vetëm. Nivelin e  përgjegjësisë që i takon Kryeministrit, nuk e merr askush tjetër", tha Nano. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 06/02/2021 06:54

    Kur maskarenjte japin gjykime per maskarenjte cfare rezultati del?

    Përgjigju
  • Akrepi: 05/02/2021 18:40

    Mir jua beri te gjitheve ,-- sipas tij-- dhe atyre qe e shohin dhe digjojne verberisht , po per veten e tij , u tha gje , mese e ben jeten lluksoze , prej sheiku , ne Austri , me fleta rrapi !?. Ku i gjeti , milionat qe s'kane te mbaruar ?. Dhe ne jetojme afer tij , ndoshta ne nje shtet me te fuqishem , profesionist dhe intelektual njesoj si ai , pse s'mundemi ta bejme ate jete perrallore qe ben Nano , edhe pa punuar asnje dite !!??..

    Përgjigju
  • Turi: 05/02/2021 12:09

    Qeke bo si gjysh i mbarum me shkop lale :)

    Përgjigju
  • Leka: 05/02/2021 03:20

    Me ramen po merr ne qafe shqipetaret o Tosi

    Përgjigju
    • Biku: 05/02/2021 07:48

      Rrofte sali birisha nga viqidoli.Po ik o rrk

  • Shqiptari vertete: 05/02/2021 01:56

    Nje pershkrim real politikes dhe politikaneve per keto 3 dekada, vetem Fatos Nano mund ta bente. Nje e vertete, qe shqiptaret donin ta degjonin nga goja e nje politikani, i cili sic e tha edhe vete eshte ndeshkuar,zhgenjyer, por dhe i vleresuar nga treshja Berisha,meta, RAMA. Kjo eshte nje kembane per shqiptaret qe kane te drejten e votes, qe te kthjellohen ne 25 prill per te ardhmen e tyre dhe te familjeve te tyre. Vota eshte e lire,por asnjehere pa vlere.

    Përgjigju
    • Gin: 05/02/2021 07:43

      Ky ishte gjith diten dru i pire. Kumar dhe gin

  • Shqipëria: 04/02/2021 23:33

    Erdhe me na thënë qe fajin e ka Saliu, por edhe ti si Saliu jeni patetica ka shkop, keni mbaru. 2021 ky thotë fajin e ka Saliu si ne 2011.

    Përgjigju
  • veni: 04/02/2021 22:03

    sikur edhe ti te mos i kishe shitur partine edi rames, shqiperia do ishte me mire

    Përgjigju
  • Ops: 04/02/2021 22:03

    Bravo , kete kishte nevoje Rama, se di per Ramen do i qendrrosh asaj qe the apo jo ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?