Naomi Campbell dhe Mohammed Al Turki

VIP & Spektakël

Naomi Campbell martohet fshehurazi në një jaht luksoz në Dubai

30 Gusht 2024, 16:46| Përditesimi: 30 Gusht 2024, 16:51

  • Share

Naomi Campbell, supermodelja e famshme, dhe producenti saudit i filmave, Mohammed Al Turki, thuhet se janë martuar në mënyrë të fshehtë gjatë një ceremonie private në një jaht luksoz në brigjet e Dubait. Sipas burimeve pranë çiftit, ata kanë kaluar verën duke udhëtuar nga një destinacion ekskluziv në tjetrin, duke u shoqëruar me miq VIP dhe duke marrë pjesë në festa private.

Edhe pse ende nuk ka foto zyrtare nga cerenomia e dasmës, revista italiane “Novella 2000” shkruan se Naomi në këtë ditë të veçantë ka zgjedhur të veshë një “fustan të zi me dantelle siciliane” nga Dolce & Gabbana, ndërsa Mohammed thuhet se kishte zgjedhur një smoking të bardhë veror.

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen është vendndodhja e dasmës. Sipas raporteve, çifti shkëmbeu premtime dashurie në një jaht super luksoz që kushton 22 mijë euro në ditë, duke lundruar në ujërat e Dubait

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?