Modelja Naomi Campbell

Hotele me 5 yje dhe trajtime bukurie, modelja Naomi Campbell akuzohet për shpërdorim të fondeve të bamirësisë

29 Shtator, 12:42| Përditesimi: 29 Shtator, 12:57

  • Share

Modelja Naomi Campbell është vënë në qendër të kritikave pas skandalit me shoqatën e saj të bamirësisë të ndërtuar që në 2005-ën “Fashion For Relief”.

Ajo tashmë është skualifikuar nga çdo përfshirje bamirësie në Angli dhe Uells për pesë vitet e ardhshme pasi u zbulua se kishte shpërdoruar fonde.

Sipas mediave të huaja, Hetimi i komisionit për bamirësinë e Campbell zbuloi se nga 4.8 milion paund të mbledhura për Fashion For Relief ndërmjet viteve 2016 dhe 2022, vetëm 389,000 paund u dhanë realisht për bamirësi.

Po të tjerat? Naomi kishte qëndruar në hotele me pesë yje, kishte marrë trajtime luksi me paratë e organizatës dhe i kishte shpenzuar për cigare.

“Ne nuk kishim kontroll mbi organizatën. Unë ia besova të gjithë veprimtarinë një avokati”, tha Naomi Campbell në deklaratën e saj të parë pas shpërthimit të skandalit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?