Kevin De Bruyne

Sport

Napoli bën ofertë zyrtare për De Bruyne, 5 milionë euro në sezon

22 Maj, 14:41| Përditesimi: 22 Maj, 14:49

  • Share

Napoli ka bërë hapin e parë drejt transferimit të madh të verës, duke paraqitur një ofertë konkrete për mesfushorin belg, Kevin De Bruyne, i cili është në prag të largimit nga Manchester City.

Sipas mediave italiane, Napoli i ka propozuar De Bruyne një kontratë dy vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një sezon të tretë. Ofertës i është bashkangjitur edhe një pagë vjetore prej 5 milionë eurosh, në përpjekje për të bindur yllin belg të zgjedhë të kaltrit për të ardhmen.

De Bruyne, i cili do të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me City-n më 30 qershor, po shqyrton me kujdes të gjitha ofertat për të ardhmen. Për të ka interesim të madh edhe nga klubet e ligës saudite dhe MLS-së amerikane, çka e bën vendimin e tij përfundimtar edhe më të rëndësishëm.

Pas një dekade të suksesshme te Manchester City, ku ka fituar 18 trofe dhe ka qenë pjesë kyçe e projektit të Pep Guardiolës, 32-vjeçari pritet të marrë një vendim brenda javëve të ardhshme.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?