Napoli cakton vizita mjekësore për francezin e Tottenham, gati të rrëmbejë edhe ‘yllin’ e Sassuolo-s

17 Gusht 2022, 15:22| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 15:25

  • Share

Napoli po ecën më ritme në mira në merkato pasi humbi disa kolona të ekipit si Insigne, Mertens, Fabien Ruiz dhe Koulibaly.

Së fundmi mediat në Italia shkruajnë se të kaltërit kanë vendosur të enjten në mëngjes kohën kur mesfushori Tanguy Ndombele i ardhur nga Tottenham të kryejë vizitat mjekësore, por po shkon drejt finalizimit edhe një marrëveshje tjetër. Bëhet fjalë për italianin Raspadori.

Për futbollistin Sassuolo kërkon 35 milionë euro, ndërsa Napoli ka shkuar deri në 34. Oferta është 4.5 mln euro për huazimin 1-vjeçar, 24.5 për blerjen përfundimtare dhe 5 të tjerë në formë huazimi. Është pikërisht detaji i fundit ku kanë ngecur klubet pasi sipas Sassuolo-s Napoli ka vendosur objektivë të vështirë për këto bonuse.

Njëri prej tyre është kualifikimi në Champions League dhe Sassuolo nuk kërkon të rrezikojë. Gjithsesi situata mbetet optimiste pasi vetë drejtori i Sassuolo-s ka thënë se diskutimet nuk kanë ngecur, por po vijojnë me një ritëm të ulët.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?