Napoli kampion i Italisë ka dominuar në mbrëmjen gala të çmimeve të sezonit në Seria A. Votuesit zgjodhën 5 nga 11 futbollistët e formacionit nga skuadra e kaltër, që në sezonin 2022-2023 u shpall kampion nën drejtimin e Spalettit. Ky i fundit, i cili aktualisht drejton Italinë, u shpall trajneri i sezonit.
Futbollisti më i mirë u përzgjodh Victor Osimhen, sulmuesi nigerian i cili ishte edhe golashënuesi i sezonit të kaluar. Sëbashku me Kvartschkelia-n, Lobotka-n, Di Lorenzon dhe Kim Min-Jae përbëjnë 5 lojttrët e formacionit më të mirë të sezonit. Tre të tjerë janë të Milanit, duke filluar nga Maignan në portë, Theo Hernandez dhe Leao në sulm. Ndërkohë po me kaq lojtarë në formacionin e sezonit u përfaqësua edhe Interi, duke filluar me Bastonin në mbrojtje dhe dy mesfushorët, Barella dhe Calhanoglu.
Gjithashtu Napoli u përzgjodh si ekipi i sezonit, ndërsa tifozët zgjodhën si golin më të bukur atë të Kvaratchkelia-s të shënuar kundër Napolit.
Edhe pse një sezon me shumë kontestime, pati një çmim edhe për arbitrin e sezonit, që u rrëmbye nga Daniel Orsato. 48-vjeçari është arbitër prej 3 dekadash.