Jo më larg se një javë do mësohet përfundimisht e ardhmja e Paolo Dybala-s, argjentinasi i cili i është premtuar Interit, por që ditën e fundit ka hyrë fuqishëm në garë Napoli. Spaletti i ka treguar mëngjarashit rolin kyç që do ketë në skuadër dhe sipas ‘Gazetta dello Sport’ presidenti i Napolit de Laurentis i ka ofruar një kontratë 5-vjeçare me 5 milionë euro neto plus bonuse që e çojnë më shumë se 6.
Klubi napolitan po nxiton për Dybala-n, duke marrë parasysh largimin e lojtarëve si Insigne, Mertens dhe Koulibaly së fundmi. Mirëpo Dybala ka kërkuar dhe një javë kohë, pasi po pret Interin deri në momentin e fjalës së dhënë. Në Napoli gjithsesi ka shumë shpresë.