Futbollistët e Napolit

Napoli fiton rihap Serinë A, Spal trondit Romën, fitojnë Bayerni e Dortmundi

21 Tetor 2018, 10:50| Përditesimi: 21 Tetor 2018, 10:56

  • Share

Napoli ka mposhtur 3-0 Udinesen në “Dacia Arena” dhe ngushton diferencën në 4 pikë nga Juventusi kryesues. Ndeshjen e javës së 9-të të Serisë A e zhbllokon Fabian Ruiz që realizon një gol të bukur me topin që përfundon në trekëndësh.

Ndërsa në fundin e takimit vijnë edhe golat e Mertens me penallti dhe të Rog që tundin rrjetën në minutat 82 dhe 85. Napoli me 21 pikë i afrohet në vetëm 4 Juventsuit kryesues. 

Spal tronditi Romën duke e mposhtur në Olimpico 2-0 në ndeshjen e parë të javës së 9-të të Serisë A. Petagna shndërroi në gol një penallti në fundin e pjesës së parë ndërsa goli i dytë erdhi nga Bonifazi në fillimin e fraksionit të dytë. Spal siguron tre pikë jetike ndaj verdhekuqve ndërsa në mbrëmje luhet derbi Inter-Milan.

Në Bundesligë Bayerni rikthehet tek fitorja duke mposhtur 3-1 në transfertë Wolfsburg. Bavarezët u rikthyen tek tre pikët falë një dygolëshi të Robert Lewandowski në minutat 30-të dhe 49-të ndërsa në të 72-tën shënoi edhe kolumbiani James Rodriguez. Skuadra e Niko Kovac ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vend të tretë ndërsa Dortmundi mposhti 4-0 Shtutgart dhe mbetet në kryesim me 20 pikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?