Edon Zhegrova dhe Kvaratskhelia

Sport

Napoli gjen akordin me Edon Zhegrovën, Lille merr vendimin! Shqiptari zëvendëson Kvaratskhelian?

14 Janar, 12:49| Përditesimi: 14 Janar, 12:55

  • Share

Napoli ka në plane për merkaton e janarit Edon Zhegrovën. Trajneri Antonio Conte tha disa ditë më parë se ylli i ekipit Khvicha Kvaratskhelia ka kërkuar largimin dhe klubi i Serie A ka pikasur shqiptarin e Lille si zëvendësues.

Corriere dello Sport ka raportuar se Napoli ka tanimë një marrëveshje me agjentin e futbollistit, por mungon ajo me Lille. Napoli është i gatshëm të ofrojë deri në 25 milionë euro për Zhegrovën, shumë që megjithatë konsiderohet e ulët nga Lille. Gjithsesi menaxheri i Zhegrovës ka një marrëveshje personale me Napolin dhe tani gjithçka pritet të vendoset nga Lille.

“Lille nuk është i hapur sa i përket shitjes së Edon Zhegrovës në janar”, shkruan fillimisht media italiane.

“Mirëpo, lojtari e ka një dëshirë të çmendur për t’u transferuar në Napoli. 25 vjeçari dëshiron të largohet nga Ligue 1 dhe nga klubi i tij. Mundësia për t’iu bashkuar kapitenit dhe shokut të tij tek Kosova, Amir Rrahmani, e ngrit dëshirën e tij dhe e tundon atë jo pak për të përfunduar te Napoli. Por, fakti se është mëngjarash e ka disavantazhin e tij, ndonëse Manna (drejtori sportiv) e vlerëson shumë. Çmimi i përballueshëm: 25-30 milionë euro”, shkruan “Corriere dello Sport”.

Priten risi në ditët në vazhdim. Për momentin duket një marrëveshje paksa e vështirë për të shkuar deri në fund, por të shohim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?