Napoli goleadë për vendin e dytë, PSG di vetëm të fitojë

3 Nëntor 2018, 09:27| Përditesimi: 3 Nëntor 2018, 09:29

  • Share

Napoli fiton dhe bind në ndeshjen e parë të javës së 11-të të Serisë A duke mposhtur 5-1 Empolin. Pavarësisht rrotacionit që kishte bërë trajneri Ancelotti skuadra merr avantazhin që në minutën e 9-të me golin e Insigne. Më pas shpërthen belgu Dries Mertens që shënon një tregolësh. Të parin në minutën e 38-të dhe më pas realizon një gol me mjeshtëri në të 64-tën.

Belgu do të kompletonte tregolëshin personal në kohën shtesë ndërsa për Napolin realizoi edhe polaku Milik. Caputo shënoi golin e nderit për Empolin .Elseid Hysaj ka luajtur ndeshjen e plotë në krahun e majtë të mbrojtes ndërsa Napoli merr vendin e dytë me 25 pikë 3 më pak se Juventusi. Megjithatë trajneri Carlo Ancelotti sqaron se rezultati i ndeshjes është gënjeshtar pasi sipas tij Empoli e vuri Napolin në vështirësi.

Në Ligën e parë franceze PSG njeh vetëm fitore duke arritur të 12-tën në po kaq ndeshje. Me golat e Mbappe dhe Neymar skuadra kryeqytetase mposhti 2-1 Lille të vendit të dytë dhe tashmë shkëputet 11 pikë . Si Napoli ashtu edhe PSG janë gati për sfidën e së martës në Champions ku do të ndeshen në “San Paolo”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?