Napoli ka hedhur në erë një mundësi të artë për t’u afruar me Interin kryesues në Seria A. Skuadra e Antonio Contes nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Bologna-s, dy ditë pasi zikaltërit e Inzaghit kishin barazuar me Parmën. Në D’Allara Napoli realizoi i pari pas një inkursioni me hap galopant të Anguissa, por që nuk mjaftoi për të dalë me 3 pikë.
Në pjesën e dytë Dan Ndoye barazoi për Bolognan, duke realizuar një gol mjaft të bukur me thembër. Në vijim si Bologna ashtu edhe Napoli patën shanse të mira për golin e fitores, por deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar. Më këtë barazim diferenca mes Interit kryesues dhe Napolit të vendit të dytë vijon të jetë 3 pikë, ndërsa Bologna ruan vendin e 4 me 1 pikë më shumë se Juventusi. Vend që të dërgon në Champions League.
Në Premier League Neëcastle ka marrë një fitore të vyer 0-3 përbllë Leicester. Murohy zhbllokoi që në minutën e dytë, ndërsa pa kaluar shumë i njëjti autor dyfishoi shifrat. Brenda pjesës së parë Barns realizoi edhe golin e tretë, duke vulosur fatin e kësaj ndeshje. Ky sukses e mban Neëcastle në vendin e 5, që më shumë gjasa e dërgon në Champions sezonin e ardhshëm, ndërsa Leicester më këtë disfatë sipas të gjitha gjasave do të zbresë në Championship.
Komente
