Amir Rrahmani

Sport

Napoli i ofron rinovimin, Amir Rrahmanin e kërkojnë në Premier League dhe Arabinë Saudite

11 Qershor, 15:41| Përditesimi: 11 Qershor, 15:42

  • Share

Amir Rrahmani vazhdon të jetë një nga pikat më të forta të Napolit dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha evropiane. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, që ishte titullar i padiskutueshëm në sezonin ku Napoli fitoi titullin kampion, është në qendër të vëmendjes në këtë merkato verore.

Kampionët e Italisë i kanë ofruar rinovimin e kontratës që aktualisht skadon në qershor të vitit 2027, duke kërkuar ta blindojnë liderin e tyre në prapavijë. Rrahmani ka ofruar stabilitet dhe siguri gjatë gjithë sezonit, duke u kthyer në një nga shtyllat e skuadrës napolitane.

Interesimi për qendërmbrojtësin shqiptar nuk mungon. Mediat pranë Napolit bëjnë me dije se për Rrahmanin ka interes konkret nga Premier League dhe Arabia Saudite. Tottenham është skuadra që ka lëvizur më shumë, duke e identifikuar atë si zëvendësuesin ideal për Cristian Romero, i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Një duel interesant pritet të zhvillohet mes dëshirës së Napolit për ta mbajtur dhe Tottenham për ta afruar në Premier League. Rinovimi i mundshëm mbetet në dorën e Rrahmanit, që tashmë ka alternativa të shumta për të ardhmen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?