Amir Rrahmani

Sport

Napoli i ofron rinovimin Amir Rrahmanit me rritje page

4 Shtator, 14:36| Përditesimi: 4 Shtator, 14:38

  • Share

Napoli duket i kënaqur me performancën e mbrojtësit Amir Rrahmani dhe është gati t’i ofrojë atij një kontratë të re me rritje page. Klubi kampion i Italisë synon të sigurojë shërbimet e Rrahmanit të paktën deri në vitin 2029, duke e konsideruar pjesë kyçe të mbrojtjes.

Sipas raportimeve të gazetës italiane 'Tuttosport', marrëveshja është arritur menjëherë pas përfundimit të afatit kalimtar të verës, teksa Napoli tashmë është fokusuar në rinovimin e kontratave me lojtarët që kanë qenë kyç në sukseset e viteve të fundit.

Rrahmani, i cili është një nga shtyllat e mbrojtjes së skuadrës napolitane, do të përfitojë gjithashtu një rritje page, duke shkuar në 3 milionë euro në sezon.

Qendërmbrojtësi i Kosovës ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit që fitoi dy herë titullin kampion në Serie A, duke regjistruar 177 paraqitje, 12 gola dhe 5 asiste me fanellën e Napolit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?