"Do të shkojmë te Papa të martën, nuk doja t'u tregoja djemve më parë." Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e njoftoi këtë në Radio Crc. Pas titullit kampion në Serie A, ekipi i Napolit të martën e javës që vjen do vizitojë Papa Leonin e XIV, pak javë pas zgjedhjes së tij në fronin e Vatikanit.
Lajmi kryesor:
Titulli kampion dhuratë për ditëlindjen e 76-të, De Laurentiis: Qëndrimi i Contes? S'e detyroj! Trajneri: Trofeu më i vështirë
S.Dh/ReportTv.al
