Bota

Napoli, magazina e lodrave në flakë, evakuohen qindra banorë

24 Korrik 2019, 12:07| Përditesimi: 24 Korrik 2019, 12:10

  • Share

Një person i intoksikuar dhe qindra të evakuuar, është ky bilanci i prejardhur nga një zjarr që përfshiu një magazinë lodrash, në qytetin e Napolit, në rrugën “Caduti di Nassiriya”, fare pranë një kazerme karabinierie.

Për momentin shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Në zonën ku po operojnë qindra zjarrfikës, mungon prej disa orësh energjia eklektike kurse karabinieret po evakuojnë banorët e pallateve afër magazinës në flakë.

Tymi i shkaktuar nga flakët është i dukshëm nga të gjitha anët e qytetit dhe era e rëndë, e shkaktuar nga djegia e plastikës, ndihet ngado.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?