Napoli mund Milanin dhe dërgon Interin në +9, Ronaldo 'shpërthen' me tre gola në triumfin e Juventusit (VIDEO)

15 Mars 2021, 10:39| Përditesimi: 15 Mars 2021, 10:50

  • Share

Napoli mund Milanin në “San Siro” në ndeshjen e fundit të javës së 27-të dhe i bën një favor Interit që shkëputet me 9 pikë më shumë se vendi i dytë në krye të klasifikimit. Milanin e ndëshkoi një ish interist pasi goli i fitores u shënua nga Politano në fillimin e pjesës së dytë. Napoli merr pikë jetike për zonën Champions ndërsa Milani rrezikon edhe vendin e dytë. Elseid Hysaj bëri një paraqitje shumë të mirë.

Pas dështimit në Champions League Juventusi rikthehet tek fitorja në kampionat dhe mban gjallë shpresat për titullin kampion. Bardhezinjtë likuiduan Cagliarin duke fituar 3-1 në Sardenjë me një tregolësh të Cristiano Ronaldos. Portugezi shkëlqeu me tre gola brenda 32 minutave por shkaktoi edhe polemika . Kampionët në fuqi janë 10 pikë larg kreut ndërsa Ronaldo numëron 770-të gola në karrierë duke kaluar rekordin e Peles.

Ndërkaq Manchester United mposhti minimalisht Ëest Ham 1-0 falë një autogoli dhe mban vendin e dytë në renditjen e Premier Leagues.

Arsenali fitoi me përmbysje derbin e Londrës 2-1 ndaj Tottenham. Skuadra e Mourinhos kaloi e para në avantazh me një gol fantastik të Lamela por topçinjtë përmbysën gjithçka me golat e norvegjezit Odegard dhe penalltinë e sulmuesit Lacazette./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?