Napoli nderon me goleadë Maradonën, Tottenham e Sociedad komandojnë në Angli e Spanjë (VIDEO-Golat)

30 Nëntor 2020, 11:36| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 11:42

  • Share

Napoli bën poker golash për të nderuar Maradonën. Në atë që shumë shpejt do të quhet stadiumi “ Diego Armando Maradona” napoletanët mposhtën pastër 4-0 Romën dhe e parakalojnë në renditje në kuotën e 17 pikëve.

Lorenzo Insigne shënon një super gol nga goditja e dënimit dhe ia dedikon legjendës argjentinase. Napoli ishte shumë i fortë mbrëmjen e djeshme ndërsa Roma një ekip i shëmtuar që pësoi humbje pas 5 fitoreve radhazi mes kampionatit dhe kupave. Djemtë e teknikut Gattusso “shpërthyen” në pjesën e dytë edhe me tre gola të tjerë që mbajnë firmën e Fabian Ruiz, Dries Mertens dhe Politano që shënoi një gol alla Maradona. Milani mban kryesimin e Serisë A me 23 pikë.

Premier Leaguen e kryeson Tottenham në kuotën e 21 pikëve pas 10 javëve të para. Dje derbi i Londrës Chelsea-Tottenham u mbyll në barazim pa gola me skuadrat që patën raste shënimi por nuk konkretizuan. Arsenali u mund në shtëpi 2-1 nga Wolves.

Surprizë është edhe skuadra që vijon të kryesojë La Ligan në Spanjë. Vendin e parë me 24 pikë por me dy ndeshje më shumë se Atletico e mban Real Sociedad. Sociedad dje nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Villarreal. Moreno dhe Oyarzbal me penallti ishin autorët e golave./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?