Përplasje të forta mes policisë italiane dhe tifozëve të Eintracht Frankfurtit janë rregjistruar në qendrën e qytetit të Napolit para ndeshjes së Champions League mes këtyre dy skuadrave. Edhe pse nuk do futen në stadium tifozët gjermanë kanë udhëtuar për të shkaktuar trazira si pasojë e incidenteve të rregjistruara në ndeshjen e parë rreth 3 javë më parë.
800 policë italianë janë mobilizuar për ruajtjen e rendit, por siç tregojnë edhe pamjet shumë lokale janë shkatërruar dhe një makinë policie është djegur. E gjithë situata po monitorohet edhe nga helikopterët e policisë, ndërsa përplasjet e para nisën që të martën në mbrëmje kur tifozët gjermanë mbërritën në Napoli.
Komento
Mos me ken bodallajte te sjutit rrin pa pune
Përgjigju