Napoli përmbys Brescia-n dhe merr pikë për Europën, Bayerni vuan por nis shkëputjen (VIDEO)

22 Shkurt 2020, 09:23| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 10:04

  • Share

Napoli përmbys Brescia-n dhe ngjitet në vend të gjashtë në renditje duke grumbulluar pikë për Kupat e Europës. Në ndeshjen e parë të javës së 25-të të Serisë A vendasit e Brescia morrën avantazhin me golin e Chancellor por përmbysja e skuadrës së Gattuso-s do të vinte brenda 5 minutave në fillimin e pjesës së dytë. Lorenzo Insigne fillimisht barazoi shifrat me penallti ndërsa goli i fitores ishte një perlë e vërtetë. Fabian Ruiz shënoi një supergol duke i dhënë fitoren e dytë radhazi Napolit që tashmë mendon i qetë për sfidën e Championsit ndaj Barcelonës. Në mbrëmje luhet Fiorentina-Milan.

Bayern Mynih vuan por fiton ndaj Paderborn-it të Gjasulës  3-2 dhe fillon provat për një shkëputje në krye të klasifikimit duke shkuar +4 pikë nga Lajpcig i vendit të dytë. Bavarezët kaluan në avantazh me Gnabry në minutën e 25-të por pak minuta më vonë Neuer ndërmerr një aventurë dhe i dhuron miqve golin e barazimit që shënohet nga Srbeny.

Në 45 minutat e dyta takimin do ta zgjidhë Robert Lewandoëski. Polaku fillimisht kaloi sërish Bayernin në avantazh në minutën e 70-të por Paderborn arrin sërish të barazojë në 2-2 me Michel dhe Leëandoëski tregohet vendimtar duke shënuar golin e fitores dy minuta nga fundi. Tashmë edhe bavarezët mund të mendojnë të qetë për duelin e Champions ndaj Chelsea-t./ Përgatiti Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?