Sport

Napoli poshtëron Sassuolo-n, nuk ndalet së shënuari në stadiumin 'Maradona'! Festë edhe për Rrahmanin

30 Prill 2022, 16:50| Përditesimi: 30 Prill 2022, 17:30

  • Share

Napoli është rikthyer te fitoret në Seria A dhe këtë e ka bërë duke shkatërruar me rezultatin e frikshëm 6-1 Sassuolon, një skuadër që këtë sezon u ka hapur shumë punë kundërshtarëve. Gjithsesi të besuarit e Spalleti-t e nisën serinë e golave që në minutën e 7 me Koulibaly, ndërsa më pas realizuan me rradhë Mertnes ‘dopietë’, Osimhen, Lozano dhe në fund Rrahmani.

Me këtë fitore Napoli siguron pozitat në vendin e tretë të paktën edhe për një javë, pasi është ngjitur në kuotën e 70 pikëve, 4 më shumë se Juventusi që ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e saj.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?