Victor Osimhen vazhdon të jetë në qendër të merkatos së verës. Sulmuesi nigerian i Napolit pritet të largohet nga klubi, por negociatat për transferimin e tij janë larg përfundimit.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Liverpool ka bërë një lëvizje konkrete për të siguruar shërbimet e Osimhen. Kampionët e Premier League kanë ofruar një marrëveshje shkëmbimi, duke propozuar Darwin Núñez dhe Federico Chiesa në drejtim të Napolit.
Klubi italian ka refuzuar ofertën, duke e konsideruar të papërshtatshme për vlerën dhe rëndësinë e lojtarit. Pavarësisht faktit që Osimhen ka vetëm një vit të mbetur në kontratë, presidenti Aurelio De Laurentiis ka vendosur një çmim të qartë për largimin e tij, plot 75 milionë euro. Napoli synon të përfitojë maksimalisht nga shitja e sulmuesit, i cili sezonin e kaluar u dha në huazim te Galatasaray pas një mosmarrëveshje me Napolin.
Me interesimin e vazhdueshëm nga klubet elitare si Chelsea, PSG dhe Manchester United, gara për nënshkrimin e tij është larg fundit.
Komente
