Për raundin e 16-të në Serie A, te tri pikët doli edhe Napoli. Kampionët në fuqi të Italisë mundën në shtëpi 2-1 Cagliarin. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, teksa tre golat u shënuan në harkun e gjashtë minutave. Osimhen në minutën e 69-të kaloi në epërsi Napolin, teksa Pavoletti tre minuta më vonë riktheu baraspeshën. Duhej goli i Kvaratskhelias në minutën e 75 për suksesin e vendasve, me Osimhen që asistoi në realizimin e dytë. Me 27 pikë Napoli merr vendin e katërt në renditje, teksa Cagliari me 13 pikë mban pozitën e 16.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Ramadani e 'bën sefte' në Serie A, Lecce fiton falë golit të shqiptarit në fund! Napoli tri pikë për zonën Champions
S.Dh/ReportTv.al