Presidenti i Napolit dhe trajneri Antonio Conte

Napoli zyrtarizon Conten, bëhet trajneri më i paguar në Seria A! Pritet 'shpërthimi' në merkato

5 Qershor, 11:56| Përditesimi: 5 Qershor, 11:59

  • Share

Antonio Conte është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit. Trajneri shumë i njohur, pas 1 viti pushim, është rikthyer në aktivitet duke firmosur për 3 vite me napoletanët. Nga kjo marrëveshje 54-vjeçari do përfitojë një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon, duke e bërë atë trajnerin më të paguar në Seria A.

Arsyeja që e bindi Conten të firmosë me Napolin është se presidenti de Laurentiis i ka premtuar atij një merkato prej 200 milionë eurosh, ndërsa lojtari i parë që ka kërkuar italiani është Lukaku. Pas firmosjes së kontratës Conte ka thënë se është shumë i lumtur dhe është zotuar ta rrisë ekipin dhe klubin në nivel global.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?