Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe “Nenin Basha”.
Por edhe aleatë të tij nuk kanë mbetur shumë të kënaqur me rezultatin, edhe pse përsa i përket çështjes të largimit apo jo të Berishës, shpesh flasin “me arra në gojë”.
Por ai që duket se nuk mungon edhe të lëshojë ndonjë ‘batutë’ herë pas here, është kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Me një postim të fundit në rrjetin social Facebook, ai ironizon dhe tall Berishën dhe PD, duke thënë se në atë parti as brava nuk ka ndryshuar, pasi çelësi është njëlloj dhe madje dera përsëri mbetet e mbyllur.
“Unë nuk shoh ndonjë ndryshim të madh mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Listat, njësoj.
Justifikimet e humbjes identike. Pazaret, të njëjtat. Bravat, po ato. Vetëm çelësi ka ndryshuar… por dera e mbyllur ka mbetur po ajo”, shkruan ai.
Postimi i Nard Ndokës në Facebook
Komente

O Nard Magjari po ti deri para zgjedhjeve ishe me Sali kērmēn , apo kur e pe qē skape llokmēn fillove me lef pa pushim o kari im.
Përgjigju