Nard Ndoka

Politikë
Top 24

Thirrja e Nard Ndokës: Tunduni o popull, kjo qeveri po i vendos vijën e zezë këtij vendi!

4 Shtator 2018, 19:09| Përditesimi: 4 Shtator 2018, 19:54

  • Share

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka bërë thirrje në drejtim të shqiptarëve që të hidhen kundër qeverisë. Përmes një postimi në rrjetin social, Ndoka është shprehur se ndërsa opozita i ka vënë vijën e kuqe në Shkodër qeverisë, tashmë është koha për t’i rënë vizë qeverisë e Kuvendit.

Kreu demokristian i ka kërkuar popullit të “tundet dhe të lëvizë”, ndryshe kjo qeveri po i vë vizën e zezë këtij vendi.

Opozita e Bashkuar” vendosi në Shkodër vijën e kuqe në letër; koha për ti rënë vizë qeverisë e kuvendit! Tunduni o popull, nësë nuk lëvizim shpejt e fort; kjo qeveri po i vendos vijën e zezë këtij vendi!

Nard Ndoka

Ky reagim i Ndokës, vjen një ditë pas mbledhjes së opozitës në Shkodër, ku grupi i PD dhe LSI vendosën që të mblidheshin paralelisht në Shkodër në të njëjtin orar që po zhvillohej seanca plenare në Tiranë. Arsyeja e vendimit të opozitës lidhej me ngjarjet e fundit kriminale në kryeqendrën e veriut.

Komento

Komente

  • Tata: 05/09/2018 08:12

    SA I LUMTUR ASHT VESH GJATI KUR MBARON TE PELLITEREN .NJGJAN ME NARDIN SI DY PIKA UJE

    Përgjigju
  • Alidemsi vjeter: 04/09/2018 19:17

    Nje dite vjeshte na doli te sheshi nje Cjap Vaudejsi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?