Nard Ndoka

Nard Ndoka u kërkon para nga qytetarët: Islamiku politik Lulzim Basha na goditi, ju lutem kontribuoni

5 Nëntor 2022, 13:00| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 14:48

  • Share

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka dalë me një thirrje në rrjetet sociale. Ai ka ftuar simpatizantët dhe anëtarët e PDK-së që të kontribuojnë politikisht dhe financiarisht për PDK-në.

Ndoka e quan ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, islamik politik që ka goditur sipas tij, alternativën politike Demokristiane. Megjithatë ajo që vihet re është se Ndoka ka risjellë një postim të shkruar që në vitin 2021.

"Të nderuar miq, drejtues, anëtarë dhe simpatizante të Partise Demokristiane të Shqipërisë, ju ftojme të kontribuoni politikisht e financiarisht për PDK kudo që ndodheni. Që nga 17 Maj 2017 jemi penalizuar nga “marrveshja e zezë” Rama-Basha. Islamiku politik Lulzim Basha goditi alternativen politike Demokristiane duke shkelur marrveshjen politike, duke demtuar keshtu perfaqesimin politik, por edhe financimin si parti parlamentare. Per të kaluar kete situate të rënde politike e financiare, ju lutemi të kontribuoni me nje financim modest, për nje periudhe të shkurter kohore, derisa PDK të rikthehet serish në Kuvend, në zgjedhjet që kemi përpara!

Çdo anëtar:
1.000 lek në muaj ose 10 €$ për ato që jetojne në Diaspore.
Për Bizneset afer PDK:
30.00-10.000 lek ose
30-100 € $ në muaj.
Sëift Kode: TIRBALTR
Në leke: AL74206111450000135382050100
Euro: AL51206110660000160382050100
Ose prane zyres se Finances në PDK:
Adresa e Selise:
Ish Shtepia Botuese
Tiranë
Bashkepunimi politik do të intensifikohet edhe me partnerët tane nderkombetare, me misionet e tyre dipllomatike në Tiranë, me fondacione e institute, me PPE, CDU dhe Unionin Kristiandemokrat Europian.
Duke ju falenderuar përzemersisht të gjithë Ju, që i bashkoheni PDK-se në këto momente kritike!
Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK
Tiranë, Nëntor 2021", shkruan Ndoka.

Postimi i Nard Ndokës

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 05/11/2022 19:09

    Ky eshte i madhi te medhenjve kryetar i budallenjve.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/11/2022 13:19

    Ouuu,u bo i gjalle ky punonjesi limatriçes me arsim dy vjeçar i reservave te punes qe shpellaViçidolit e beri minister shendetsie...pupu or kryerilindas çpo na ben prezent....,po te japim te drejte se vertete s'kemi pare gje akoma.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?