Sociale
Top 24

Narta e Zvërcneci, destinacionet e preferuara të pushuesve

5 Korrik 2019, 17:05| Përditesimi: 5 Korrik 2019, 17:18

  • Share

Plazhi i Nartës dhe Zvernecit  duket se edhe  këtë vit do të mbeten  një ndër plazhet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar. Numri i pushuesve në këtë zonë nga viti në vit duket se ka ardhur duke u rritur për shkak të  përmirësimit të infrastrukturës kushteve të mira, detit të pastër dhe qetësisë.  Pushuesit të cilët vendosin që pushimet e tyre ti kalojnë në këto ujëra nuk janë vetëm vendas pore dhe të huaj. Ata shprehen se  plazhet ofrojnë çdo gjë që ata dëshirojnë për pushime dhe janë shumë të kënaqur me kushtet dhe me shërbimet e ofruara nga subjektet përgjatë bregdetit.

"Është i këndshëm, ajri është i pastër, deti është i mirë, resorti i mirë, kënaqemi dhe shplodhemi. Është më qetësi dhe më pastër. Kam ardhur vit për vit në këtë vend. Më mirë nga sa ishte vjet.

Më tepër për fëmijët, është qetësi larg zhurmave makinave deti nuk është shumë thellë.

Është dashuria ime e fëmijërisë, deti i mrekullueshëm nuk është shumë i thellë , i përshtatshëm për të fëmijët, nuk ka ndodhur asnjë rast i keq. I vetmi plazh ku nuk derdhet asnjë ujë i ndotur. I pastër, nuk është i ndotur. Kam 30 vjet që vij në këtë vend dhe as nuk e ndërroj", thonë disa nga pushuesit.

Narta dhe Zverneci mbeten kështu një nga atraksionet turistike  më të pëlqyera kryesisht nga familjarë për shkak të hapësirave të bollshme të rërës dhe qetësisë.  Ndërsa restorantet buzë plazhit të njohura për kulturën e pasur të gatimit të produkteve të detit e bëjnë këtë zonë edhe më atraktive.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?