Satelitët e NASA-s kanë arritur që të kapin një foto shumë të veçantë nga liqeni i Shkodrës. Në foton e NASA-s, vihet re një vorbull e madhe në mes të liqenit.
Vorbulla mund të jetë shkaktuar nga përzierja e sedimenteve që kanë ardhur nga shkrirja e dëborës në male. Liqeni i Shkodrës është shembull i fenomenit të kriptodepresionit njohur në gjeografi me termin ‘nën nivelit të detit.’
Liqeni i Shkodrës, më i madhi në Gadishullin Ballkanik, ndan kufijtë e Shqipërisë nga Mali i Zi dhe ka një sipërfaqe prej 368 km katrorë, prej të cilave 149 km katrorë i përkasin vendit tonë.
Komento