NASA nderon yllin e futbollit brazilian, Pele duke i kushtuar një foto të një galaktike në Twitter.
Agjencia hapësinore amerikane ka gjetur një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e futbollistit legjendar dhe të dashur nga të gjithë, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së enjtes në moshën 82-vjeçare.
“Ne nderojmë ndarjen nga jeta të legjendarit Pele, i njohur për shumë si mbreti i ‘lojës së bukur’. Ky imazh tregon një galaktikë spirale në yjësinë Skulptor, e paraqitur me ngjyrat e Brazilit” , thuhet në postimin e publikuar në Twitter.
Legjenda e futbollit botëror, braziliani Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme, në moshën 82-vjeçare. Prej 1 muaji ai ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin "Albert Einstein" në Sao Paolo (Brazil) nga ku kurohej prej kancerit në zorrën e trashë.