Hëna Jupiter

NASA nis misionin në Jupiter, do të eksplorojnë hënën Europa

15 Tetor, 14:49| Përditesimi: 15 Tetor, 14:52

  • Share

NASA nisi një anije kozmike nga Florida në një mision për të ekzaminuar nëse hëna e Jupiterit Europa ka kushte të përshtatshme që mbështesin jetën. Fokusi i ekzaminimeve do të jetë në oqeanin e madh nëntokësor që besohet se fshihet nën guaskën e saj të trashë të jashtme të akullit.

Anija kozmike Europa Clipper e agjencisë amerikane të hapësirës u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy me një raketë SpaceX Falcon Heavy. Sonda robotike me energji diellore do të hyjë në orbitë rreth Jupiterit në vitin 2030 pasi të udhëtojë 2.9 miliardë km në 5 vjet e gjysmë.

Nisja ishte planifikuar për javën e kaluar, por u shty për shkak të uraganit Milton.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taypi: 15/10/2024 18:16

    Genjeshtra me bisht.. Kane me shume se nje shekull qe na mashtrojne.. Nasa as nje here nuk ka shkuar ne planet tjeter.. N'a tregojne perralla me mbret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?