Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër të Evropës, shtrihen në male përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Kështu shkruan NASA në një postim, teksa publikon foto satelitore nga dy liqenet.
Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet, ndoshta edhe më gjatë. Ohri ka një thellësi mesatare prej 155 m deri në 14 m të Prespës.
Gjeologët klasifikojnë vetëm 30 liqene, duke përfshirë Ohrin dhe Prespën, si "të lashtë"—përcaktuar nga disa studiues, që vazhdojnë më shumë se një cikël të epokës së akullit (të paktën 130,000 vjet). Gjeologët mendojnë se rreth 20 liqene në Tokë, kanë ekzistuar për më shumë se 1 milion vjet.
Ohri, qyteti më i madh pranë liqenit, është një nga vendbanimet më të vjetra në Evropë. Ka manastirin më të vjetër dhe më shumë se 800 ikona të stilit bizantin të krijuara midis shekullit të 11-të dhe 14-të. Në vitin 2010, shkencëtarët e Unionit Ndërkombëtar Astronomik i dhanë emrin Ohër një liqeni në Titan, një hënë që rrotullohet rreth Saturnit.