NASA ka shkruar historinë me udhëtimin e dy astronauteve Christina Koch dhe Jessica Meir të cilat dolën jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për të zëvendësuar një karikues baterie të dëmtuar.
Udhëtimi në hapësirë i astronauteve femra është i para e këtij lloji. Dhe gjatë kësaj dalje në hapësirë, ato morën edhe një telefonatë nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Biseda
- “Stacioni në hapësirë, jam presidenti Donald trump, më dëgjoni? Çfarë kishit për tju thënë gjithë njerëzve që po ju ndjekin, veçanërishtvajzave të apasionuara me hapësirën”?
- “Per ne është diçka e madhe. Kjo është një arritje historike. Kanë qenë shumë femra, shkencëtare, eksploruese dhe inxhiniere para nesh dhe ne kemi ndjekur hapat e tyre”.
Ecja historike përreth orbitës jashtë laboratorit në hapësirë bëhet disa muaj pasi një tentative të mëparshme të anuluar sepse NASA nuk kishte kostume hapësinore në masën e duhur. Ecja e djeshme ka shënuar një hap gjigand në historinë e NASA-s.
Në një konferencë për mediat, Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine tha se agjencia do të vazhdojë përpjekjet për të dërguar "burrin dhe gruan e parë" në Hënë deri në vitin 2024.
Komente
