Është realizuar me sukses fluturimi i parë në një planet tjetër ka njoftuar Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA. Në njoftimin e NASA-s theksohet se një helikopter i vogël, i ndodhur së bashku me sondën Perseverance, ja ka dalë me sukses provës.
NASA arriti që të realizojë fluturimin e para-programuar duke përdorur një mekanizëm auto-pilot dhe një sistem navigimi. Manovra e fluturimit duhej të programohej paraprakisht, pasi duhen 15 minuta që sinjalet të mbërrijnë nga Toka në Mars.
Heliktopteri prej 1.8 kilogramësh qëndroi në vend 3 metra mbi sipërfaqe për rreth 40 sekonda, bëri një rrotullim të plotë dhe më pas zbriti butësisht në sipërfaqe. Prova u krye në një pellg të gjerë marsian të quajtur Krateri Jezero.
Imazhet e fluturimit u kapën nga rover Perseverance, i cili ishte parkuar rreth 76 metra nga zona e fluturimit. NASA shpreson që një video e plotë e fluturimit do të mbërrijë në Tokë gjatë disa ditëve.
Më 6 prill, Perseverance Mars i NASA bëri një selfie me helikopterin Ingenuity. Roveri do të vëzhgojë fluturimet provë nga një distancë jo shumë e largët, para se të largohet për të ndjekur misionin e tij, në kërkim të shënjave të jetës antike Marsiane.
Ingenuityudhëtoi në planetin e kuq të lidhur me roverin Perseverance e cila arriti në planetin e kuq më 18 Shkurt për të filluar një mision në kërkim të shenjave të jetës në Mars. Tani për tani, qëllimi i Ingenuity është të demonstrojë punimet e teknologjisë së fluturimit, të cilat mund të hapin rrugën për eksplorim më të shpejtë të sipërfaqeve jashtëtokësore.
Ajri i hollë në Mars, me më pak se 1% e presionit atmosferik të Tokës, e bën më të vështirë ngritjen, megjithëse kjo kompensohet pjesërisht nga një tërheqje më e dobët gravitacionale. Inxhinierët e NASA-s ishin të shqetësuar veçanërisht për stuhitë e erës gjatë uljes, pasi helikopteri nuk mund të mbështetej nëse një erë e fortë e rrëzonte atë.