NASA zbret sondën në Mars, imazhet mahnitëse nga planeti i kuq

22 Shkurt 2021, 21:41| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 21:47

  • Share

NASA ka publikuar një video mahnitëse që tregon mënyrën se si sonda “Perseverance” zbret në Mars. Video është filmuar nga kamerat e sondës. Agjensia amerikane e hapësirës synon të përdorë sondën për të studiuar kraterin Jezero që shkencëtarët besojnë se dikur ishte i mbushur me ujë, një parakusht thelbësor për jetën.

“Perseverance” është sonda më e madhe që NASA ka dërguar në Mars. Në bordin e saj është helikopteri “Ingenuity”. Së bashku ato do të studiojnë sipërfaqen e Marsit dhe do të mbledhin mostra që mund të tregojnë nëse ka patur ndonjëherë jetë jashtë Tokës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?