Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj akuza ndaj Prokurorisë Speciale: Jeni të korruptuar ndryshe nuk do të dilte gjithë ai material nga zyrat tuaja

18 Dhjetor 2020, 13:57| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 14:04

  • Share

Ditën e sotme është zhvilluar seanca në Dhomat e Specializuara të Hagës, për Nasim Haradinaj. Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, akuzohet për shpërndarjen e dokumenteve dhe informacioneve kofidenciale dhe jopublike që kanë lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

 “Të drejtën të them as lexue nuk e kom”, ka thënë Haradinaj ku është pyetur nga gjyqtari nëse i janë dorëzuar dokumentet e akuzës.

Ai gjatë seancës së mbajtur ka pasur akuza ndaj Prokurorisë Speciale. “Kjo prokurori është politike e selektive dhe e njëanshme, Por tani me veprimin e tyre po dyshoj dhe po bindem qe është e korruptuar se ndryshe nuk do t’ju dilte i gjithë ai material nga zyrat e tyre”, tha Haradinaj.

Ecuria e çështjes për Haradinajn do të mbahet më 7 ose 8 janar.

Haradinaj u arrestua me 25 shtator si i dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?