Për të dytin vit me radhë Shijaku mirëpriti eventin e boksit ‘Shijak Boxing Fight Nigts’, ku ndryshe nga hera e parë pati morën pjesë shumë sportistë nga vende të ndryshme të botës, përveç Shqipërinë dhe Kosovën. Ndeshja më e veçantë ishte ajo e dy fëmijëve të cilët hapën eventin, ndërsa juria vendosi që rezultati të ishte barazim.
“Unë kam 4 vite që merrem me këto sport. Fillimi ka qenë e vështirë por tani duket e lehtë. Sot ishte ndeshje e bukur. Ishte ndeshje e fortë, kundërshtari dhe unë,”-u shpreh boksieri i vogel Hegel Kërtusha.
Mes sportistëve të spikatur të natës ishte edhe James “The Flames”, shqiptaro-britaniku nga Londra, fitues në njërën prej përballjeve kryesore.
“Quhem James The Flames, vij nga Londra dhe jam shqiptaro-britanik. Kam jetuar gjithë jetën në Angli, nëna ime është angleze dhe babai shqiptar. Ende nuk e flas mirë shqipen, por po e mësoj gradualisht. Ndeshja e sotme ishte e fortë. Kundërshtari im ishte i zoti dhe ndoshta në të ardhmen do të bëhet edhe më i fortë. Nuk ishte e lehtë të fitoja, sidomos kur më shtynte në cep të ringut,”-u shpreh boksieri shqiptaro-britanik James.
Organizatorët e eventit vlerësuan faktin e rritjes së nivelit të boksierëve që morën pjesë.
“Kësaj here kishim ndeshje shumë të fortë, kemi sjellë boksier nga Anglia falë mikut tonë Kreshnik Qato,”-tha Enton Kikrri, trajner boksi.
Mbrëmja nuk solli vetëm përplasje grushtesh, por edhe një atmosferë festive me valle tradicionale shqiptare dhe një program artistik, ku të ftuar nuk mungon as këngëtarë të njohur.
Komente

8 vjec ne ring! Per mendimin tim duhet te kete rregulla se ne cfare moshe duhet te filloje ky sport,ne dukje mjaft argetues,por shume i rrezikshem per demet qe merr ne koke e tru nje sportist.Kam pare nje dokumentar nje here qe fliste per demtimet e trurit ne sport.Kafka e njeriut ka disa dhembezime qe mbyllen me kalimin e kohes,fontanela mbyllet e para,por te tjerat mbyllen gradualisht dhe imagjinoni tani demet ne kafke e tru nga grushtimet,nuk po flasim per demtimet ne trup ne organet e ndryshme.Kujtoni tani dhe boksierin e famshem Mohamed Ali dhe si kishte degjeneruar shendeti i tij vitet e fundit te jetes.Tani duke pare kete femije me kafke akoma te pambyllur mire,8 vjec e me pasion boksin,po mendoj te ardhmen e tij,qe nuk eshte gje tjeter vecse nje tjeter /Mohamed Ali/ por me shpejtesi drite ne lidhje me demtimet ne tru e ne trup,kjo fale dhe moshes kur ka filluar boksin.Prinder mos i fusni femijet ne sporte te tilla ne mosha kaq te vogla,te arrijne 18 vjec te pakten dhe shteti duhet te nderhyje e te vendose ligje te rrepta per moshen ne kete sport!Nuk duam qe 8 vjecare te kene trurin e nje plaku 80-90 vjecar me dementia kur te arrijne moshen 40-50 vjec.
Përgjigju