Bota

Turqi/ S'ndalen protestat, 300 mijë njerëz në shesh kundër arrestimit të kryebashkiakut Imamoglu, përleshen me policinë! Erdogan: S'i dorëzohemi terrorit të rrugës (VIDEO)

21 Mars, 20:41| Përditesimi: 21 Mars, 23:07

  • Share

STAMBOLL- Turqia nuk ndalet! Mijëra qytetarë dolën sërish sot në mbrëmje (21 mars) nëpër rrugë, në atë që u quajt "nata e demokracisë" për të protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu. 

Në ditën e tretë, protestat janë përhapur në disa qytete kryesore të Turqisë.  Kreu i partisë kryesore opozitare të Turqisë, CHP, deklaroi se 300 mijë protestues ishin mbledhur sonte në Stamboll, menjëherë pas përfundimit të agjërimit të Ramazanit, për të mbështetur kryebashkiakun.

Në Stamboll forcat e policisë përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës gjatë përplasjeve me demonstruesit. Përleshje u raportuan edhe në Izmir e Bosfor. Ndërkohë, në Izmir, policia përdori makinat ujehedhëse për të shpërndarë protestuesit. 

Protestuesit u dyndën jashtë bashkisë së Stambollit, pasi iu përgjigjën thirrjes së Partia Popullore Republikane (CHP-së), raportojnë mediat. 

“Mos hesht, se përndryshe do të vijë shpejt radha jote”, thërrisnin protestuesit. Disa mbanin në duar pankarta me parulla si "Mos kini frikë, populli është këtu" dhe "Drejtësi, ligj, drejtësi".

Në një fjalim të mbajtur sot, Erdogan deklaroi se qeveria e tij nuk do të "dorëzohet" përballë "vandalizmit" apo "terrorizmit të rrugës" përpara protestave të tjera të planifikuara. "Nuk do të pranojmë prishjen e rendit publik," theksoi ai.

Autoritetet tentuan të frenojnë protestat duke urdhëruar një ndalim katër-ditor të të gjitha grumbullimeve në Stamboll, i shpallur menjëherë pas arrestimit të Imamoglu. Ndërkohë guvernatori pro-Erdogan i Stambollit urdhëroi mbylljen e urave Galata dhe Ataturk, të cilat lidhin pjesën veriore me zonën ku ndodhet bashkia e qytetit.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, kritikoi protestat, duke e cilësuar opozitën si "të papërgjegjshme". Ai njoftoi se 54 persona të tjerë janë arrestuar për shkeljen e ligjit mbi "nxitjen e urrejtjes dhe armiqësisë publike" përmes postimeve në internet. Sipas ministrit gjatë përleshjeve janë plagosur 16 oficerë policie.

Klima politike në Turqi është tensionuar pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, kandidatit të vetëm të opozitës që konsiderohet një rival i mundshëm i Recep Tayyip Erdogan.

Partia kryesore opozitare e Imamoglut, Partia Popullore Republikane (CHP), ka thënë se arrestimi i Imamoglu është i nxitur politikisht dhe u ka bërë thirrje njerëzve të dalin për të protestuar ligjërisht.

Kryebashkiaku i Stambollit i cili akuzohet për "korrupsion dhe terrorizëm", pritej të merrte emërimin e CHP-së të dielën për të qenë kandidati i saj në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ora 23:01
Të shtëna drejt Ambasadës së Irakut në kryeqytetin turk, vijojnë protestat për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit

1742594599_fwwagfgh.JPG

Një grup individësh të armatosur, që udhëtonin me motoçikletë, kanë qëlluar tetë herë në drejtim të fasadës së konsullatës së Irakut në Stamboll, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

"Një sulm me armë zjarri ka ndodhur sonte, duke pasuar një sulm ndaj konsullatës së Irakut. Sipas informacioneve të para, nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale," tha Oncu Keçeli.

Zëdhënësi shtoi se autoritetet turke po hetojnë ngjarjen dhe janë duke punuar për identifikimin e personave të përfshirë. Ai theksoi gjithashtu se "ata që janë përgjegjës do të përballen me drejtësinë."

Ndërkohë, në Stamboll dhe Izmir shpërthyen përplasje midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, gjatë demonstratave të organizuara nga opozita në mbështetje të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu.

Lideri i Partisë Popullore Republikane, Ozgur Ozel, deklaroi se mbi 300,000 protestues morën pjesë në sheshin kryesor të Stambollit për të mbështetur Imamoglu.

"Kemi mbledhur 300,000 qytetarë," tha ai përpara Bashkisë së Stambollit, ku protestuesit kishin grumbulluar thirrjen e CHP.

Në Stamboll, policia përdori plumba gome për të shpërndarë turmën, ndërsa në Izmir, autoritetet përdorën ujë me presion.

Kryebashkiaku i Stambollit do të paraqitet nesër në gjykatë për të vendosur nëse masa e paraburgimit ndaj tij do të vazhdojë.

Në të njëjtën kohë, në Turqinë fqinje, protestat vazhdojnë për të tretën ditë, me mijëra qytetarë që dalin në rrugë për të mbështetur Imamoglu, duke çuar në përdorimin e plumbave kimikë dhe plastikë nga policia.

Presidenti Erdogan dërgoi një mesazh të qartë, duke deklaruar se Turqia nuk do të tolerojë asnjë kërcënim ndaj rendit publik dhe se qeveria e tij do të qëndrojë kundër çdo forme vandalizmi dhe terrorizmi të organizuar.

 

Ora 22:22
Turqi/ Protestuesit përleshen me policinë në Stamboll, vijojnë protestat kundër arrestimit të kundërshtarit të Erdogan (VIDEO)

Policia përdori spraj piperi dhe gaz lotsjellës për të zbrapsur qindra protestues që u përpoqën në Stamboll të thyenin një barrikadë dhe hodhën objekte kundër forcave të rendit. 

Për të shpërndarë protestat, u përdorën edhe makinat ujëhedhëse në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, si dhe në qytetin bregdetar të Egjeut, Izmir. 

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën për të tretën ditë radhazi përpara bashkisë së Stambollit për të protestuar kundër arrestimit të kryetarit të bashkisë, Ekrem Imamoglu, i cili është kundërshtari kryesor i presidentit Recep Tayyip Erdogan.

H.K/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?