Nata e dymbëdhjetë e Shekspirit elektrizon teatrin në Korçë! Regjisori grek: Aktorët profesionistë, përjetova sukses

17 Korrik 2023, 18:09| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 18:14

  • Share

“Nata e dymbëdhjetë” e cilësuar si një nga veprat më të mira të Shekspirit u ngjit këtë fundjavë në teatrin "Andon Zako Çajupi".

Kjo komedi me regji të regjisorit të mirënjohur grek Dhimitris Milonas, në bashkëpunimin e parë me teatrin e Korçës rikthehet në qytet pas gati 60 vitesh.

“Thelbi i veprës qe unë sjell ne Korçe është gëzimi i jetës dhe mesazhi që do të kaloje tek njerëzit është qe pavarësisht problemeve, duhet qe te jetojmë çdo moment si te jete i fundit. Një jete kemi, të kalojmë sa me mire te jete e mundur, brenda dashurisë, gëzimit dhe lojës. Është hera e dyte qe vij ne Shqipëri dhe ky është bashkëpunimi i pare me teatrin e Korçës. Aktorët janë shumë te mire dhe publiku gjithashtu, e përjetova përsëri suksesin ne këtë vend”-tha ai.

Aktorët pjesëmarrës e konsideruan përvojë të veçantë vendosjen në skenë të kësaj komedie të shkruar rreth 400 vite më parë.

“Kjo ishte një sipërmarrje shumë e madhe për Korçën. Kemi pasur stres dhe grindje por në fund ja dolëm.”-tha Zamira Kita.

“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, ishte një sfidë shumë e bukur për mua ti rikthehesha kësaj vepre pas shumë vitesh.”- tha Gent Hazizi.

E ftuar speciale në këtë komedi ishte aktorja e madhe shqiptare Luiza Xhuvani, ndërsa salla ishte tejmbushur nga artdashësit korçarë, duke konfirmuar se qyteti juglindor vijon të ruajë traditën e artit dhe kulturës.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?