Sociale

Nata e dytë e Festës së Birrës, mijëra qytetarë e turistë mbushin rrugët në Korçë

10 Gusht 2018, 14:53| Përditesimi: 10 Gusht 2018, 15:11

  • Share

Nata e dytë e Festës së Birrës në qytetin e Korçës ka sjellë një atmosferë edhe më të ngrohtë në Pazarin e Vjetër. Ndonëse një vend më i vogël në krahasim me sheshin para stadiumit Skenderbeu, prezenca e madhe e qytetarëve korçarë dhe atyre që vinin nga vendet e tjera ka qenë mjaft e lartë, saqë Pazari i Vjetër u duk mjaft i vogël për të përballuar fluksin e njerëzve.

Ditët e festës së birrës në Korçë janë edhe pika kulminante e sezonit turistik për qytetin juglindor, ku kultura, kulinari dhe Birra Tirana janë pjesë e pandarë e këtij eventi mjaft domethënës për këtë qytet.

Të shumtë kanë qenë turistët edhe në natën e dytë, të cilët janë bërë pjesë e festës, ku nën tigujt e muzikës dhe shoqërisë me birrën Tirana, tashmë lider në tregun shqiptar, ata kanë shijuar festën. 

Korca është shumë e mirë, Shqipëria është shumë e mirë. Edhe birra Tirana është shumë e shijshme.

Laszlo horvath, turist nga Hungaria

Është  hera e pare ne Korçë. Qyteti eshte shume i bukur dhe atmosfera e mrekullueshme. Po pijme Birra Tirana, pasi është birrë e lehte dhe me e mira.

László Kiss, turist tjetër nga Hungaria

Korça është kthyer në destinacionin kryesor të turistëve, ku pritshmëritë për këtë vit janë edhe më të mëdha, duke parë organizimin e veçantë të festës. Festa do të vijojë edhe për tre netë të tjera, me të ftuar special, Birrën Tirana dhe aktivitete të ndryshme. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?