Amadeus dhe Fiorello

Nata e dytë e 'Sanremo 2020', momenti epik kur Fiorello imiton Maria De Filippi-n (VIDEO)

6 Shkurt 2020, 18:41| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 18:46

  • Share

Gjatë natën së dytë të “Sanremo 2020”, Rosario Fiorello ka imituar moderatoren e famshme italiane, Maria De Filippi. 

Dy netët e para pjesë e skenës kanë qenë zëra të mëdhenj të skenës si Massimo Ranierin, Tiziano Ferro apo grupi i famshëm “Ricchi e poveri”. 

Në hapjen e mbrëmjes, ai u paraqit me një veshje, ku duke u identifikuar si Maria De Filippi. 

Fiorello hyn i veshur si Maria De Filippi duke thënë: “Unë jam duke e mbajtur premtimin.

Unë më shumë u vesha si prift, se sa Maria sot. Dukem si Boris Johnson. 

Sipas mendimit tim, ju do të merni  një ftesë serioze nga Barbara d’Urso ”, u shpreh Fiorello mes të qeshurave të publikut.

Por askush nuk e priste kur Maria De Filippi të telefononte  live në spektakël.

Ai nxjerr celularin e tij dhe i emocionuar, e tregon nga kamera dhe aty shikohet qartë që është thirrja e Maria De Filippi.

Pasi De Filippi komplimentoi Fiorello-n dhe Amadeus-in, i uroi të gjithëve mirëseardhjen në edicionin e 70-të të Sanremo-s. 

E gjithë biseda ishte miqësore dhe ky ishte një moment unik e plot argëtim për të gjithë sallën e teatrit “Ariston’, ku zhvillohet edhe eventi.

Sot është nata e tretë e festivalit të madh italian “Sanremo 2020”, ku do të jetë edhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?