Giorgia (La cura per me), Simone Cristicchi (Quando sarai piccola), Fedez (Battito), Achille Lauro (Incoscienti giovani) dhe Lucio Corsi (Volevo essere un duro) janë pesë finalistët e mbrëmjes së dytë të festivalit të Sanremos, që do të vijojë deri më 15 shkurt.
Në natën e dytë performuan 15 nga 29 artistët garues, ndërkohë që publiku i votoi këngët përmes televotimit dhe Jurisë së Radios.
Carlo Conti e hapi mbrëmjen e dytë të edicionit të 75-të të Festivalit të Sanremo-s duke falënderuar publikun për dashurinë e treguar, ndërsa të pranishmit në teatrin “Ariston” e përshëndetën duke kënduar në kor vargjet e këngës së famshme të Loredana Bertè: “Sei Bellissimo, sei Bellissimo”.
Contit iu bashkua Alessandro Cattelan, i cili hyri në skenë me 4 gjysmëfinalistët: Alex Wyse, Vale LP dhe Lil Jolie, Maria Tomba dhe Settembre.
4 propozimet e reja u përballën me njëri-tjetrin në dy sfida të drejtpërdrejta: Alex Ëyse kundër Vale LP dhe Lil Jolie dhe Maria Tomba kundër Settembre.
Publiku votoi përmes televotimit, Jurisë së Dhomës së Shtypit, TV dhe ëeb-t dhe Jurisë së Radios, duke përcaktuar kështu dy artistët finalistë në secilën kategori: Alex Ëyse me këngën "Rockstar" dhe Settembre me këngën "Vertebre". Dy artistët do të garojnë në finale këtë mbrëmje, më 13 shkurt.
Edhe kjo mbrëmje dhuroi emocion për ata që e ndoqën me disa momente që ia vlen të përmenden, siç ishte interpretimin e Damiano David me homazhin për Lucio Dalla-n.
I emocionuar dhe shumë elegant me një kostum të zi me doreza të zeza prej tyli, Damiano ishte i ftuari kryesor i mbrëmjes së dytë dhe interpretoi këngën e Lucio Dalla-s, "Felicità".
Një tjetër moment entuziazmi shënoi edhe Bianca Balti, e cila hyri në skenën e Ariston me një fustan me pupla në ngjyrë blu të hapur, me dekolte të gjerë dhe buzëqeshje të ndritshme, pa flokë pas kimioterapisë.
Vëmendje për veshjen e tij ngjalli edhe Cristiano Malgioglio, i cili u vendos “në garë” përballë Bianca Balti-t për veshjen e tij.
Nino Frassica, bashkë-prezantues i mbrëmjes së dytë të Festivalit, së bashku me Cristiano Malgioglio dhe Bianca Balti, i dhuruan publikut shumë momente argëtuese gjatë mbrëmjes.
Ndërkohë, 6-vjeçari Alessandro Gervasi, i ftuari më i vogël në moshë në Sanremo 2025 performoi në piano “Champagne” nga Peppino Di Capri, duke bërë për vete publikun.
Spektakli dhuroi edhe momente të tjera interesante, siç ishte homazhi për “Queen” dhe “Somebody to love” nga kasti i filmit “FolleMente”.
Komente
