Bota

‘Nata e Grave’ në Madrid, mijëra protestues kundër dhunës në familje. Nga viti 2013, në Spanjë janë vrarë 1,017 gra

21 Shtator 2019, 14:17| Përditesimi: 21 Shtator 2019, 14:21

  • Share

"Emergjenca feministe", siç e kanë quajtur organizatorët, ka hedhur rrënjë në mbi 200 qytete spanjolle por edhe në Parisin, Lisbonë dhe Buenos Aires.

Dhuna në familje dhe barazia gjinore janë lajtmotivët e gjithë protestave.

Të dhënat në fakt janë si buletinet e luftës, kudo, në Evropë por edhe në Argjentinë dhe Brazil.

Në Spanjë, në veçanti, 42 gra janë vrarë në vitin 2019 dhe 32 fëmijë kanë mbetur pa nënë. Vetëm këtë javë, më pak se 48 orë larg, dy gra të tjera u vranë.

Që nga fillimi i grumbullimit të të dhënave të feminicideve nga qeveria Spanjolle Që nga viti 2003, në Spanjë 1,017 gra janë vrarë nga partnerët e tyre ose ish partnerët e tyre.

Francë

Por në Francë gjërat duket se shkojnë edhe më keq. Në vitin 2017, 125 gra vdiqën nga goditjet e bashkëshortit ose ish-bashkëshortit. Në Francë, një grua vdes çdo 3 ditë për shkak të dhunës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?