Sociale

Nata e ndërrimit të viteve në Durrës, bullgarët e polakët kryesojnë rezervimet në hotele! Operatori turistik: Çmimet u rritën me 10%

21 Dhjetor, 11:37| Përditesimi: 21 Dhjetor, 13:05

  • Share

Festat e fundvitit tashmë e gjejnë qytetin e Durrësit me një trend në rritje të turistëve dhe rezervimeve. Një pjesë e vizitorëve janë atipik me periudhat e mëhershme, pasi ka turistë të shtuar nga shtete si Bullgaria dhe Polonia.

Surprizues është fakti se tashmë Krishtlindja po kthehet në një festë që në dallim nga vitet e tjera, festimi i saj vjen duke u shtuar dhe rezervimet për darka festive me muzikë dhe menu tipike Italiane, është rritur në nivelet e asaj të mbrëmjes së ndrimit të viteve.

Inflacioni i produkteve bazë, ka ndikuar gjithashtu në një rritje të lehtë të çmimeve të paketave të strukturave hoteliere, e cila përkthyer në përqindje, është 10% më shumë krahasimisht me një vit më parë.

Durrësi vazhdon të mbetet një destinacion i preferuar nga familjet për të kaluar festat e fundvitit dhe gjithashtu një trend për turistët të cilët gjithnjë e më shumë shtohen nga shtete të reja.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?