Nata e ndërrimit të viteve në Kosovë/ 22 të lënduar nga fishekzjarret dhe 1 i plagosur nga një plumb qorr

1 Janar, 13:03| Përditesimi: 1 Janar, 13:15

  • Share

Nata e ndërrimit të viteve krahas atmosferës festive shpesh shënon edhe plagosje të qytetarëve nga shpërthimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarre dhe kapsolla.

Mediat kosovare bëjnë me dije se 22 persona janë plagosur gjatë përdorimit të fishekzjarrëve dhe kapsollave në mesnatën e ndërrimit të viteve, ndërsa një person është plagosur nga një plumb qorr. 

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha për medie se gjithsej trajtim kanë kërkuar 249 pacientë brenda 24 orëve.
 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?