Nata e ndërrimit të viteve në Tiranë, zv. Drejtori i policisë: 400 forca në terren, garantojmë rendin dhe sigurinë! Ja zonat më të ‘nxehta’

31 Dhjetor 2022, 12:28| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 12:37

  • Share

400 forca policie do të jenë në terren natën e ndërrimit të viteve në Tiranë për të garantuar rendin dhe sigurinë. Luigj Vathi, zv. drejtori për rendin dhe sigurinë në Policinë e Tiranës, në një intervistë për Report Tv ka siguruar qytetarët se janë marrë të gjitha masat.

“Drejtoria vendosure e policisë ka gati një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë. Policia do të jetë në të gjithë territorin por e fokusuar më shumë në zonën ku do të ketë aktivitete, si koncerti në shesh apo edhe në rrugët Mustafa Matohiti, Blloku etj.  Do të jenë rreth 400 forca të angazhuara, të rendit, Shqiponja dhe ato të trafikut rrugor. Do të garantojnë rendin dhe sigurinë në ccdo zonë dhe ccdo rrugë në kryeqytet”, tha z. Vathi.

Në bisedën me gazetarin Arbër Hitaj, zv. drejtori i Policisë Tiranë u shpreh optimist për situatën, duke thënë se problematika e lëndëve piroteknike është shmangur thuajse krejtësisht këtë vit.

“Kemi një risi sa i përket lëndëve piroteknike, nga viti në vit janë në rënie. Nuk kemi konstatuar subjekte që i tregtojnë. Është një risi e mirë”, tha ai.

Në fund Vathi e kishte edhe një porosi për qytetarët.

“Qytetarët të kenë kujdes me drejtimin e automjeve pasi kanë ngrenë darkën e ndërrimit të viteve.  Mëngjesi është pak më problematik pasi njerëzit kanë lënë lokalet. Por ne i kemi marrë të gjitha masat”, tha ndër të tjera në lidhjen me Report Tv zv. drejtori për rendin dhe sigurinë në Policinë e Tiranës, Luigj Vathi.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?